Sot, 24 nëntor, në Strugë dhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat në Strugë do të lëvizin nga -2 gradë në mëngjes deri në 9 gradë Celsius gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa gjatë natës pritet ulje e mëtejshme e temperaturave.
Moti do të mbetet i ftohtë, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit.














