Monday, November 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniReshje shiu e bore dhe erë mbi 70 km/h, pritet përkeqësim i...

Reshje shiu e bore dhe erë mbi 70 km/h, pritet përkeqësim i motit gjatë natës

Gjatë orëve të natës, reshjet e shiut do të nisin në pjesën perëndimore të vendit, për t’u shtrirë gradualisht edhe në rajonet e tjera. Me ardhjen e ajrit të ftohtë, në zonat me lartësi më të madhe pritet që shiu të përzihet me borë, ndërsa në viset malore do të ketë reshje të mirëfillta bore.
Era do të jetë e fortë, fillimisht duke fryrë nga perëndimi, ndërsa në pjesën e dytë të ditës drejtimi do të ndryshojë në veri. Gjatë natës, në intervale të caktuara, era pritet të arrijë intensitet të lartë, me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.
Në Shkup, parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Era do të fryjë me intensitet mesatar, por në momente të caktuara do të jetë më e fuqishme, nga drejtime të ndryshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!