Boksieri shqiptar Florian Marku ka ndarë një rrëfim emocionues, duke treguar se si ndryshon sjellja e njerëzve ndaj tij në momentet e suksesit dhe në ato të vështira.
Në një intervistë për mediat kosovare, Marku kujtoi se pas fitoreve merrte mijëra telefonata dhe mesazhe urimi, ndërsa pas një humbjeje, numri i personave që u interesuan për të ishte shumë më i vogël.
Ai zbuloi se në atë moment të vështirë, e vetmja që e telefonoi ishte nëna e tij.
“Kur fitoja, më merrnin në telefon 5 mijë veta, kur humba, më mori në telefon vetëm nëna”, u shpreh boksieri.
Përmes këtij rrëfimi, Marku përcolli një mesazh të fortë për vlerën e njerëzve që qëndrojnë pranë nesh në ditët e vështira, kur mbështetja e sinqertë bëhet më e rëndësishme se urimet në momentet e suksesit.














