Thursday, August 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiReagon ashpër Egzon Xhaferi,kryetari i BL.Frëngovë: Frëngova nuk është fshat i dorës...

Reagon ashpër Egzon Xhaferi,kryetari i BL.Frëngovë: Frëngova nuk është fshat i dorës së dytë! Nuk mund të pranojmë që disa fshatra të trajtohen si të nënës, ndërsa Frëngova si e njerkës

Reagon Kryetari i Bashkësisë Lokale Frëngovë

Është e papranueshme dhe fyese për banorët e Frëngovës që prej një muaji është dhënë urdhër nga Komuna dhe Kryetari për ndërhyrje në sanimin e rrugëve dhe zgjerimin e disa segmenteve, ndërsa kompania përgjegjëse vazhdon ta neglizhojë detyrën e saj.

Frëngova nuk është fshat i dorës së dytë! Nuk mund të pranojmë që disa fshatra të trajtohen si të nënës, ndërsa Frëngova si e njerkës.

Nëse ekziston një urdhër për ndërhyrje, ai duhet të zbatohet. Banorët kanë të drejtë për rrugë të mirëmbajtura dhe të sigurta, njësoj si çdo banor tjetër i kësaj Komune.

Si Kryetar i Bashkësisë Lokale Frëngovë, kërkoj që kompania përgjegjëse të ndërhyjë menjëherë dhe të përmbushë detyrimet e saj. Durimi i banorëve ka kufij dhe ne nuk do të heshtim përballë kësaj neglizhence.

Frëngova nuk po kërkonë favore , por gjëra normale që i takojnë çdo vendbanimi !
Egzon Xhaferi-Kryetar i Bashkësisë Lokale-Frëngovë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!