Wednesday, November 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStudentët refuzojnë propozimin e Janevskës, kërkojnë 200 denarë për shujtën ditore

Studentët refuzojnë propozimin e Janevskës, kërkojnë 200 denarë për shujtën ditore

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se sipas llogaritjeve të fundit, subvencioni ditor për ushqimin e studentëve duhet të rritet nga 140 në 156 denarë, bazuar në inflacionin.

Por organizatat studentore kërkojnë 200 denarë në ditë, duke vlerësuar se shuma aktuale nuk mbulon as shpenzimet për një vakt. Për këtë çështje janë ngritur edhe tri padi ndaj Ministrisë së Arsimit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet nga Gjykata Administrative.

Ndërkohë, Qeveria po përgatit një model të ri me aplikacion mobil, përmes të cilit studentët do të përfitonin zbritje prej 20 për qind në blerjen e ushqimit. Kryeministri Mickoski ka përmendur mundësinë e zbritjeve nga 5 deri në 50 për qind.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!