Reagon Kryetari i Bashkësisë Lokale Frëngovë
Është e papranueshme dhe fyese për banorët e Frëngovës që prej një muaji është dhënë urdhër nga Komuna dhe Kryetari për ndërhyrje në sanimin e rrugëve dhe zgjerimin e disa segmenteve, ndërsa kompania përgjegjëse vazhdon ta neglizhojë detyrën e saj.
Frëngova nuk është fshat i dorës së dytë! Nuk mund të pranojmë që disa fshatra të trajtohen si të nënës, ndërsa Frëngova si e njerkës.
Nëse ekziston një urdhër për ndërhyrje, ai duhet të zbatohet. Banorët kanë të drejtë për rrugë të mirëmbajtura dhe të sigurta, njësoj si çdo banor tjetër i kësaj Komune.
Si Kryetar i Bashkësisë Lokale Frëngovë, kërkoj që kompania përgjegjëse të ndërhyjë menjëherë dhe të përmbushë detyrimet e saj. Durimi i banorëve ka kufij dhe ne nuk do të heshtim përballë kësaj neglizhence.
Frëngova nuk po kërkonë favore , por gjëra normale që i takojnë çdo vendbanimi !
Egzon Xhaferi-Kryetar i Bashkësisë Lokale-Frëngovë













