Friday, August 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë; nga...

NDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë; nga 30 të dekoruar, vetëm një shqiptar

Të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë një rënie serioze të përfaqësimit të shqiptarëve në polici.

Nga 549 policët e rinj të pranuar, më pak se 40 janë shqiptarë. Kjo përbën rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm.

I njëjti disproporcion u pa edhe gjatë shënimit të Ditës së Policisë. Nga 30 policët e dekoruar si më të mirët, vetëm një ishte shqiptar.

Këto dy të dhëna japin një pasqyrë të qartë të drejtimit që ka marrë politika e kuadrove në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Policia ishte një nga institucionet kryesore ku Marrëveshja e Ohrit solli ndryshim të thellë në përfaqësimin e shqiptarëve. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat u vendos si standard kushtetues pikërisht për të siguruar që institucionet shtetërore ta reflektojnë karakterin multietnik të vendit.

Sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, të dhënat nga MPB tregojnë një kthim prapa në këtë proces.

Më pak se 40 shqiptarë nga 549 policë të rinj dhe vetëm një shqiptar nga 30 policë të dekoruar janë tregues konkretë të kësaj politike.

BDI do të vazhdojë të ndjekë çdo konkurs, avancim dhe emërim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në institucionet tjera shtetërore, si dhe të publikojë çdo rast të cenimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!