Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të Izet Mexhitit, shkruan Tema.mk. Prania e Ahmetit në këtë ceremoni mortore ka tërhequr vëmendjen, duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit.
Familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe personalitete nga jeta politike morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit./Tema.mk













