Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë, Prof. Albana Zhuta është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas – Strugë.
Zgjedhja e saj u bë me propozim të Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani, dhe me miratimin e delegatëve të Kuvendit Zgjedhor.
Prof. Zhuta, profesoreshë e gjuhës shqipe, merr drejtimin e Forumit të Gruas në një periudhë ku synohet fuqizimi i rolit të gruas, rritja e pjesëmarrjes së saj në jetën politike dhe shoqërore, si dhe avancimi i vlerave të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me rastin e zgjedhjes, Forumi i Gruas – Strugë i ka uruar Prof. Albanës suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke vlerësuar se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në forcimin e Forumit dhe në përfaqësimin dinjitoz të grave të Strugës.
Prof. Albana Zhuta pritet të udhëheqë aktivitetet e Forumit të Gruas me fokus në fuqizimin e grave dhe rritjen e angazhimit të tyre në proceset vendimmarrëse.
(Struga Ekspres)













