Pamje shqetësuese janë regjistruar në një nga plazhet e Strugës, përballë Dializës, ku janë gjetur shiringa të hedhura jo vetëm në breg, por edhe në ujë,njofton Struga Ekspres.
Ende nuk dihet se si kanë përfunduar aty dhe kujt i përkasin. Çdo pretendim se janë përdorur nga persona të varur nga droga mbetet i pakonfirmuar dhe duhet të verifikohet nga autoritetet.
Prania e shiringave në një hapësirë publike dhe në ujë përbën një rrezik serioz për qytetarët dhe pushuesit, veçanërisht për fëmijët. Qytetarët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente për pastrimin e zonës dhe sqarimin e rastit.
(Struga Ekspres)























