Sunday, July 5, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiProf. Albana Zhuta zgjidhet Kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së në...

Prof. Albana Zhuta zgjidhet Kryetare e Forumit të Gruas të BDI-së në Strugë

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë, Prof. Albana Zhuta është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas – Strugë.
Zgjedhja e saj u bë me propozim të Kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani, dhe me miratimin e delegatëve të Kuvendit Zgjedhor.
Prof. Zhuta, profesoreshë e gjuhës shqipe, merr drejtimin e Forumit të Gruas në një periudhë ku synohet fuqizimi i rolit të gruas, rritja e pjesëmarrjes së saj në jetën politike dhe shoqërore, si dhe avancimi i vlerave të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me rastin e zgjedhjes, Forumi i Gruas – Strugë i ka uruar Prof. Albanës suksese në ushtrimin e detyrës së re, duke vlerësuar se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në forcimin e Forumit dhe në përfaqësimin dinjitoz të grave të Strugës.
Prof. Albana Zhuta pritet të udhëheqë aktivitetet e Forumit të Gruas me fokus në fuqizimin e grave dhe rritjen e angazhimit të tyre në proceset vendimmarrëse.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!