Dreni Xhila zgjidhet Kryetar i Forumit Rinor të BDI-së në Strugë
Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Strugës të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Dreni Xhila është zgjedhur Kryetar i Forumit Rinor – Strugë.
Zgjedhja e tij u bë me propozim të Kryetarit të Degës së Strugës, Faton Pollozhani, dhe me miratimin e delegatëve të Kuvendit Zgjedhor.
Me marrjen e këtij mandati, Xhila merr përsipër drejtimin e Forumit Rinor me synimin për të fuqizuar zërin e të rinjve, për të rritur organizimin e tyre dhe për të nxitur pjesëmarrjen aktive në proceset politike dhe shoqërore.
Forumi Rinor – Strugë i uroi kryetarit të ri suksese në detyrën e tij, duke shprehur besimin se me përkushtim, energji dhe bashkëpunim do të kontribuojë në interes të të rinjve dhe në forcimin e rolit të tyre brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.
(Struga Ekspres)













