🎶 “Lamtumirë Çamëri” tashmë është publikuar!
Me shumë emocion ndaj me ju projektin tonë më të ri, “Lamtumirë Çamëri”, një duet me artistin e mirënjohur Selami Kolonja, kushtuar Muajit të Çamërisë dhe në përkujtim të 82-vjetorit të Gjenocidit ndaj çamëve.
Ky projekt është një homazh artistik për kujtesën historike, dhimbjen, sakrificën dhe identitetin e një populli që nuk duhet harruar kurrë.
Është nder dhe privilegj për mua të bashkëpunoj me Selami Kolonjën, një emër të respektuar të muzikës shqiptare, i cili me zërin, interpretimin dhe vlerat e tij artistike i ka dhënë këtij projekti dimensionin dhe emocionin që meriton.
🎬 Një falënderim i veçantë shkon edhe për Vullnet Ibraimi dhe produksionin e tij “Boen Production”, për punën e palodhur dhe realizimin profesional të këtij projekti në aspektin audio dhe video, duke e shndërruar këtë ide në një vepër artistike që mban gjallë kujtesën dhe mesazhin e saj.
Ky realizim është një përulje para historisë, një kujtesë për brezat e sotëm dhe një mesazh që dhimbja e Çamërisë të mos harrohet kurrë.
Guximtar Rushani













