Thursday, November 12, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTaravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka,...

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj VLEN-it lidhur me hyrjen e Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar për shmangie të përgjegjësisë politike.

Sipas Taravarit, Alta Banka hyri zyrtarisht në vend në shtator të vitit 2025, kur VLEN-i ishte pjesë e Qeverisë dhe vazhdon të jetë edhe sot.

“Duket se kemi të bëjmë me një rast klasik të amnezisë politike selektive: fajtorët kërkohen gjithandej, vetëm jo aty ku duhet!”, deklaroi Taravari.

Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët kishte paralajmëruar më herët për rrezikun e mundshëm të zgjerimit të ndikimit serb në sektorin ekonomik dhe financiar të vendit, por, sipas tij, shqetësimet nuk ishin marrë seriozisht.

“Sot, në vend të përgjegjësisë, kemi një lojë pingpongu politik, ku secili ia hedh fajin tjetrit”, u shpreh Taravari, duke shtuar se përgjegjësia politike matet me veprimet e ndërmarra për parandalimin e problemeve, jo me akuzat ndaj kundërshtarëve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!