Thursday, June 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëSelami Kolonja dhe Guximtar Rushani i këndojnë me dhimbje Çamërisë, një homazh...

Selami Kolonja dhe Guximtar Rushani i këndojnë me dhimbje Çamërisë, një homazh artistik, “Lamtumirë Çamëri” (VIDEO)

🎶 “Lamtumirë Çamëri” tashmë është publikuar!

Me shumë emocion ndaj me ju projektin tonë më të ri, “Lamtumirë Çamëri”, një duet me artistin e mirënjohur Selami Kolonja, kushtuar Muajit të Çamërisë dhe në përkujtim të 82-vjetorit të Gjenocidit ndaj çamëve.

Ky projekt është një homazh artistik për kujtesën historike, dhimbjen, sakrificën dhe identitetin e një populli që nuk duhet harruar kurrë.

Është nder dhe privilegj për mua të bashkëpunoj me Selami Kolonjën, një emër të respektuar të muzikës shqiptare, i cili me zërin, interpretimin dhe vlerat e tij artistike i ka dhënë këtij projekti dimensionin dhe emocionin që meriton.

🎬 Një falënderim i veçantë shkon edhe për Vullnet Ibraimi dhe produksionin e tij “Boen Production”, për punën e palodhur dhe realizimin profesional të këtij projekti në aspektin audio dhe video, duke e shndërruar këtë ide në një vepër artistike që mban gjallë kujtesën dhe mesazhin e saj.

Ky realizim është një përulje para historisë, një kujtesë për brezat e sotëm dhe një mesazh që dhimbja e Çamërisë të mos harrohet kurrë.

Guximtar Rushani

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!