Sot, duke filluar nga ora 08:30, banorët e fshatit Koroshishtë vazhdojnë aksionin e punimeve në segmentin rrugor ku puna ishte ndërprerë javën e kaluar, nga zona pranë fabrikave të Ingfixhit deri para hyrjes së fshatit Livadhi,shkruan Struga Ekspres.
Paralelisht me punimet kryesore, u shtrua dhe tamponi, në varësi të kushteve në terren dhe mjeteve të disponueshme.
Banorët theksojnë se ky është një aksion vullnetar dhe ftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë që t’u bashkohen në punë. Çdo ndihmë, pavarësisht madhësisë, ndihmon në përshpejtimin e realizimit të këtij projekti të përbashkët.
Ky aksion po zhvillohet në të mirë të infrastrukturës lokale dhe në shërbim të komunitetit.
(Struga Ekspres)

















