Friday, November 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAzbije Reçi emërohet sekretare e Komunës së Strugës

Azbije Reçi emërohet sekretare e Komunës së Strugës

NJË PËRGJEGJËSI E RE PAS MBI 20 VITESH KONTRIBUT PROFESIONAL!

Me shumë përgjegjësi dhe mirënjohje, sot nga Kryetari Mendi Qyra pranova një nga pozicionet më të rëndësishme udhëheqëse në Komunën e Strugës, detyrën e Sekretar-it së Komunës. Jam e lumtur që për herë të parë në historinë e këtij insititucioni në këtë pozicion emërohet person në bazë meritore dhe jo politike!

Ky emërim për mua përfaqëson një nder të veçantë, por mbi të gjitha, një vlerësim të rëndësishëm profesional, pas më shumë se 20 vitesh punë dhe kontributi në këtë institucion. Gjatë gjithë këtyre viteve, detyrat e mia i kam ushtruar me dinjitet, korrektësi, integritet dhe respekt të pakompromis ndaj ligjit. Fatkeqësisht, këto parime jo gjithmonë janë vlerësuar nga strukturat e mëparshme udhëheqëse. Përkundrazi, për një kohë të gjatë jam përballur me anashkalim, diskriminim dhe mospërfillje.

Gjatë dy dekadave në këtë institucion kam pasur privilegjin të punoj me shumë njerëz të aftë, profesionistë dhe parimorë, të cilët, për fat të keq, jo gjithmonë kanë marrë vlerësimin dhe trajtimin që kanë merituar. Prandaj, zotimi im është i qartë: të punoj për një administratë ku drejtësia, profesionalizmi dhe meritokracia të mos jenë vetëm parime në letër, por standarde të përditshme pune. Njëkohësisht, të punojmë së bashku për rikthimin e imazhit, dinjitetit dhe besueshmërisë së Komunës së Strugës.

Këtë detyrë do ta ushtroj me përkushtim të plotë, përgjegjësi absolute dhe, mbi të gjitha, me integritet profesional.

Në fund, dua të theksoj se çdo pretendim i pavërtetë, shpifje apo tentativë për të cenuar integritetin dhe reputacionin tim do të trajtohet me seriozitet dhe për rastet përkatëse do të kërkoj mbrojtje dhe përgjegjësi ligjore pranë organeve kompetente.

Me respekt,
Azbije Reçi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!