Më 13.11.2026, në orën 00:52, në rrugën magjistrale Strugë-Dibër, në afërsi të Strugës, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria M.K. (20) nga fshati Drasllajcë i Strugës.
Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një automjet të tipit „Volkswagen Golf“, me targa të Ohrit, të cilin e drejtonte 20-vjeçari. Me këtë rast është konstatuar se ai nuk kishte dhënë provimin për patentë shoferi të kategorisë B.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.














