Sunday, June 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiRespekte/ Aksioni i banorëve të Koroshishtës nuk ndalet: Vijojnë punimet sot në...

Respekte/ Aksioni i banorëve të Koroshishtës nuk ndalet: Vijojnë punimet sot në terren për përmirësimin e rrugës lokale (FOTO)

Sot, duke filluar nga ora 08:30, banorët e fshatit Koroshishtë vazhdojnë aksionin e punimeve në segmentin rrugor ku puna ishte ndërprerë javën e kaluar, nga zona pranë fabrikave të Ingfixhit deri para hyrjes së fshatit Livadhi,shkruan Struga Ekspres.

Paralelisht me punimet kryesore, u shtrua dhe tamponi, në varësi të kushteve në terren dhe mjeteve të disponueshme.

Banorët theksojnë se ky është një aksion vullnetar dhe ftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë që t’u bashkohen në punë. Çdo ndihmë, pavarësisht madhësisë, ndihmon në përshpejtimin e realizimit të këtij projekti të përbashkët.
Ky aksion po zhvillohet në të mirë të infrastrukturës lokale dhe në shërbim të komunitetit.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!