Moti sot do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpashershme me intensitet të ulët, si dhe mundësi për bubullima të izoluara. Në zonat më të larta priten reshje shiu të përziera me borë, ndërsa në male do të ketë kryesisht borë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, sipas njoftimit të Drejtorisë Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 8 deri në 16 gradë.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira, reshje të herëpashershme shiu dhe mundësi për bubullima të rralla. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga veriu, me temperaturë minimale rreth 3 gradë dhe maksimale deri në 12 gradë.
Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, moti do të mbetet i paqëndrueshëm me reshje të dobëta lokale. Reshje më intensive priten sërish gjatë natës para së mërkurës dhe gjatë ditës së mërkurë. Të dielën dhe të mërkurën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar parashikohen erëra më të forta nga veriu.













