Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendim për fillimin dhe mbarimin e orës verore në vitin 2026, të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” të datës 19 mars 2026, transmeton Portalb.mk.
Sipas Vendimit të miratuar, koha verore fillon më 29 mars 2026 në orën 02:00, duke lëvizur akrepat e orës një orë përpara, pra ora nga ora 02:00 konsiderohet si 03:00.
Ora verore përfundon më 25 tetor 2026 në orën 03:00, duke lëvizur akrepat e orës një orë prapa, pra ora nga ora 03:00 konsiderohet si 02:00.
“Miratimi i këtij Vendimi është në përputhje me praktikën e vendosur vjetore për rregullimin e llogaritjes së kohës, si dhe me detyrimet për harmonizimin me rregulloret evropiane në këtë fushë”, thuhet n njoftim.
Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.
Përveç tek ne, llogaritja dimërore e kohës ndërrohet edhe në pjesën më të madhe të vendeve në kontinentin evropian, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi. Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019 votoi për ndërprerjen e ndryshimit sezonal të kohës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë vendim përfundimtar.
Ndryshimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, ndryshohet edhe në disa vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe disa vende tjera në botë. Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut, as në vendet e kontinentit afrikan.













