Më 23.03.2026, në ora 19:45 në Strugë, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Strugë i privuan nga liria L.R. (19) dhe vëllain e tij 15-vjeçar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregti e paautorizuar me armë ose materiale shpërthyese”.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre në Strugë, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë “Dessert Lort” kalibër 9 mm dhe një karikator i zbrazët, të cilat i posedonin pa leje. I mituri ka deklaruar se prindërit nuk kanë qenë në dijeni.
Po atë ditë, në ora 17:00 në Kërçovë, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për punë kriminalistike Kërçovë e privuan nga liria B.B. (52) nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan 23 copë municion kalibër 9 mm.
Në ora 16:35 në Ohër, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Ohër e privuan nga liria Sh.F. (37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
Për rastet janë njoftuar prokurorët publikë kompetentë dhe pas dokumentimit të plotë të tyre, ndaj personave do të parashtrohen kallëzime përkatëse.













