Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedDogana në Tetovë ndalon 200 thasë me detergjent të falsifikuar ARIEL (FOTO)

Dogana në Tetovë ndalon 200 thasë me detergjent të falsifikuar ARIEL (FOTO)

Zyrtarët doganorë në Tetovë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të 2.000 kilogramëve detergjent rrobash të falsifikuar me shenjat e markës së njohur Ariel, i destinuar për një importues nga Shkupi.

Sipas Drejtorisë së Doganave, ky produkt është veçanërisht i rrezikshëm sepse përbërja e panjohur kimike mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin dhe të ndotë mjedisin, përcjell TS.

Kontrolli është kryer mbi një ngarkesë të transportuar nga Turqia, pas së cilës doganierët kanë dyshuar në origjinalitetin e produktit. Seksioni për masa jotarifore dhe mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale menjëherë e ka njoftuar përfaqësuesin juridik të mbajtësit të markës. Prej andej është konfirmuar se bëhet fjalë për falsifikim.

“Ky rast edhe një herë dëshmon se dogana çdo ditë parandalon hyrjen e produkteve të pasigurta dhe të dëmshme në tregun tonë. Falsifikimet nuk janë vetëm kërcënim ekonomik, ato shumë shpesh janë të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin” thonë nga Drejtoria e Doganave.

Meqenëse pronari i të drejtave ka dhënë pëlqimin, mallrat do të shkatërrohen. Pas përfundimit të plotë të procedurës, kundër kryerësit do të paraqitet kallëzim i duhur./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!