Këto ditë në Strugë është zhvilluar festivali “K’tu Fest”, i cili me rastin e 13 vjetorit të tij ka krijuar sërish ngjarjen artistike më të rëndësishme të vitit.
Në këtë edicion çmimi “K’tu Fest” shkoi për Mjeshtrin e Madh Ndriçim Xhepa me motivacionin:
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e skenës dhe të kinemasë, duke sjellë dimensione të reja në mjeshtërinë e aktorit.
Duke kujtuar të ndjerën nënën e tij, artisten e Popullit Margarita Xhepa, e cila derisa ndërroi jetë ishte pjesë përbërëse e festivalit, ai shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për këtë festival, dhe dashurinë e madhe që e lidhte nënën e tij dhe çdo artist me regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka që prej 13 vjetësh e kanë kthyer Strugën në një stacion të artistëve më të rëndësishëm shqiptar.


















