Ministri Durmishi takon diasporën shqiptare në Berlin
Ministri Durmishi zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Berlin, ku u prit ngrohtësisht nga bashkatdhetarët. Ai i falënderoi për kontributin e tyre ndaj vendit dhe interesimin për projektet e institucioneve shqiptare.
“I falënderoj sinqerisht për mikpritjen, për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj vendit dhe për interesimin e madh që treguan rreth projekteve dhe iniciativave tona” shkroi Durmishi në fejsbuk.
Gjatë bisedës u trajtuan sfidat dhe mundësitë e shqiptarëve në Gjermani, si dhe mënyrat për të forcuar lidhjen mes diasporës dhe shtetit.
“Bashkë biseduam për sfidat, nevojat dhe mundësitë e reja për të forcuar lidhjen mes diasporës dhe institucioneve tona. Vlerësoj lart rolin e tyre si urë bashkëpunimi dhe si shembull i suksesit të qytetarëve tanë kudo në botë,” shtoi ai.
Ministri u zotua se institucionet do të vazhdojnë të mbajnë diasporën të informuar dhe të përfshirë në proceset e rëndësishme për vendin.















