Gjatë ditës së sotme pritet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje të herëpashershme shiu. Në rajonet perëndimore dhe jugore reshjet do të jenë më intensive, ndërsa në zonat malore ato do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 2 dhe 6 gradëve, ndërsa ajo maksimale do të jetë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Edhe në Shkup situata meteorologjike do të jetë e ngjashme, me vranësira dhe reshje lokale shiu, si dhe erë të lehtë nga jugu. Temperaturat do të lëvizin nga 3 gradë në orët e mëngjesit deri në 11 gradë Celsius gjatë ditës.













