Tuesday, September 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti nga Likova: Populli është në këmbë!

Ahmeti nga Likova: Populli është në këmbë!

Koalicioni AKI sonte ka hapur shtabin komunal në Likovë. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se dinjiteti i popullit po kthehet, raporton alfax.mk.

“Likova foli qartë në hapjen e shtabit komunal: populli është në këmbë dhe dinjiteti do të rikthehet! Kjo më nuk është referendum, është plebishit, është plebishit kombëtar! Shqiptarët nuk janë qiraxhinj në shtëpinë e tyre. Shqiptarët janë dalëzotës të dinjitetit dhe substancës kombëtare. Fitorja më 19 tetor është e sigurt, por madhësia dhe thellësia e saj do të varen vetëm nga vendosmëria jonë.
Jemi bërë bashkë, sepse po rrezikohet substanca kombëtare dhe shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë që dikush tjetër të vendosë për ta.
Unë jam i bindur fort se Aleanca Kombëtare për Integrim është garancia e kësaj fitoreje të madhe dhe e dinjitetit tone”, ka deklaruar Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments