Arben Fetai: Çairi i tha mikut tim Izet Mexhitit një “PO” të fuqishme

0
16

Arben Fetai: Çairi i tha mikut tim Izet Mexhitit një “PO” të fuqishme

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai me rastin e hapjes së Shtabit zgjedhor sonte në Çair, ka ngritur lartë figurën e Izet Mexhitit, kandidat i koalicionit VLEN për komunën e Çairit.

“Në një atmosferë madhështore përballë një lumi njerëzish, Çairi i tha mikut tim Izet Mexhitit një ‘PO’ të fuqishme që jehon në çdo rrugë e çdo lagje! Më shumë se një tubim, ishte një betim i çairasve, një zë i bashkuar që paralajmëron fitoren e VLEN-it në të gjitha komunat”, thekson Fetai.

Çairi me Izetin, VLEN për Çairin!, e mbyll postimin në Fejsbuk, zëvendëskryeministri Fetai.