Bekim Qoku gozhdon Osmanin: “Frikacaku” nuk bën ndryshimin
Koordinatori i grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Bekim Qoku në hapjen e Shtabit zgjedhor në Çair tha se kjo pamje madhështore në Çair, nuk kërkon shumë fjalë.
Ai tha se janë dy lloj elitash politike, një që pasuron vetveten dhe punon për interesa familjare, personale dhe klanore dhe një elitë politike që punon për qytetarët dhe popullin.
“Ne kemi zhvesh nga pushteti një elitë 23 vjeçare që ka punuar për vete dhe pasurimin e vetë, simboli i këtij pasurimi familjar është ‘Soravia’. Ne mundohemi që të bëjmë këtë kthesë me Izet Mexhitin, Bilall Kasamin, Zeqirija Ibrahimin, Arben Fetain dhe VLEN-in në përgjithësi që ta kthejmë dinjitetin e qytetarëve dhe të punojmë për interesat e tyre”, tha Qoku.
Në këtë rast, shtoi Qoku, antiheroi është gjithmonë frikacaku që përfaqëson Bujar Osmanin- që Ali Ahmeti i tha ky dinë diçka, por është frikacak.
“Frikacaku nuk bën ndryshimin”, nënvizoi Qoku.