Tuesday, June 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShtrenjtohet nafta dhe benzina

Shtrenjtohet nafta dhe benzina

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për ndryshime të reja në çmimet e derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi pas mesnate, përcjell INA.

Sipas vendimit më të fundit, çmimet e naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës BS-95 do të ulet për 1 denarë.

Çmimet e reja janë si vijon:

Benzinë BS-95: 76.0 den/litër

Benzinë BS-98: 78.0 den/litër

Naftë (Dizel): 67.5 den/litër

Vaj ekstra i lehtë për amvisëri: 67.5 den/litër (+1.5 denarë)

Vendimi i KRRE-së është marrë në bazë të lëvizjeve të fundit në bursat botërore të naftës dhe kursit të këmbimit valutor.

Këto ndryshime pritet të ndikojnë në koston e transportit dhe të shërbimeve, sidomos në sezonin e verës kur qarkullimi dhe konsumi i derivateve rritet dukshëm.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments