Nafis Bashkimi nga Labunishti i Strugës
03.09.1931-15.11.2020
Një vit pas vdekjes së Nafis Bashkimit, njeriu i cili në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, fillimisht duke ndërruar mbiemrin qê ja kishte imponuar pushteti, pjesën më të madhe të jetës ia kushtoi afirmimit të identitetit kombëtar të popullsisë së fshatit Llabunisht dhe vendet e banuara përreth, shkruan Sfruga Ekspres.
Për të, kënaqësia më e madhe në jetën e tij ishte kur luftoi me të madhe për mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar të popullsisë së fshatit Llabunisht dhe fshatrave përreth, për të cilat në vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar u përndjek politikisht dhe u dënua me burg.
Kujtimi i Nafis Bashkimit do të jetë gjithmonë kujtim për njeriun që trashëgoi dhe mbajti me krenari identitetin kombëtar të familjes, si nip i Muratit dhe Kadri Labunishtit, identitet që ai ua la amanet pasardhësve të tij dhe më gjerë.
Zoti e shpërbleftë me parajsë (xhenet).Amin