Kryeministri Zoran Zaev, ka shkruar një shkrim në Facebook, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në vend,
“Për një dëshirë të kotë për pushtet, ata ishin gati ta çonin vendin tatëpjetë dhe njerëzit të vuanin.
Këto ditë jemi dëshmitarë të kërcënimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, qetësisë së qytetarëve brenda dhe marrëdhënieve të mira me fqinjët.
Por ky vend ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe shkatërrojnë përsëri vendin.
Kauza jonë është edhe civile edhe shtetërore. E di që shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë qëndrojnë me krenari pas kësaj kauze. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona” shkruan Zaev pas ngjarjeve që ndodhën në Kuvend./TS/