Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionBekim Adili: Përpjekjet ruse për të trazuar rajonin dhe plani i tyre...

Bekim Adili: Përpjekjet ruse për të trazuar rajonin dhe plani i tyre për rikëthimin e Gruevskit

Autor: Bekim Adili

Përpjekjet ruse për të trazuar rajonin dhe plani i tyre për rikëthimin e Gruevskit!  

Hapsira e Ballkanit ku dominon qenjësia e nacionaliteteve me origjinë sllave është zona më e përshtatëshme që Rusia e shfrytëzon përmes Sërbisë për të qenë në lojë me ndikimin e saj në politikat globale karshi SHBA-ve.Shteti i parë ku ndikimi rusë fitojë një betejë politike që nga shpërbërja e Jugosllavisë ishte marrja e pushtetit në Mal të Zi nga forcat radikale filosërbe (fatkeqësisht mbështetur edhe nga një parti shqiptare),ku kursin politikë e kanë orientuar për të qenë sa më afër Sërbisë dhe Rusisë me tendenca gjithnjë të hapura për prishjen e aleancës që kanë me NATO-në.Ndikimi i radhës i politikës ruse në rajon,është edhe paraqitja e projektit të mini shengenit ballkanik si një investim rusë,nisëm të cilën Sërbia e shëndrroi në “Open Balllkan”,me pretendimin se i bëhet presion BE-së për të anëtarsuar vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane,por që në të vërtet kurthi mund të qëndroi në planin e afrimit të vendeve të rajonit përfshirë Shqipërinë drejt anëtarsimit në zonën ekonomike të “euro-azisë”,e cila është tërsishtë nën ndikimin e Rusisë. Për të vijuar në veprimin e nëntokës,që përmes ndarjes të Kosovës të gllabërojë teritore për rreth saj,plan që i doli në sipërfaqe javët e fundit përmes raportit që e publikojë përfaqësuesi ndërkombëtar në Sarajevë,zyrtari i lartë Christian Schmidt drejtuar OKB-së,i cili alarmojë diplomacinë botërore për një shpërthim të mundshëm konflikti në Bonjë-Hercegovinë.Kërcnim të cilit i bashkohet edhe Berlini zyrtar,që sinjalizon se ky shtet po përballet seriozishtë me egzistencën e tij nga nismat e ndërmarra nga presidenti sërb Milorad Dodik i cili bëri thirrje për shkëputje të Republikës Sërbe nga federata e Bosnjës.Që ndikimi interesit rusë të jetë i shtrirë në gjithë rajonin,e që marrëveshja e Sofjes me Shkupin mos të ketë epilog,ndërhyrja e shërbimeve ruse pohojn analistë të huaj ka qenë evidente në krizën e politikës bullgare,ku vetëm brenda vitit 2021 janë organizuar tre herë zgjedhje parlamentare në Bullgari. 
Ndërkohë për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut,zërat në qarqe diplomatike qarkullojnë se shërbimet ruso-sërbe kanë investuar fuqishëm në ndryshimin e kursit të politikës qeveritare udhëhequr nga Zaev,të cilin e detyruan të marri një vendim që komplikon situatën e brendëshme duke larguar gjithnjë e më shumë këtë shtetë nga integrimi në strukturat e BE-së. Moment të cilit për çështje inatesh e hatër mbetjesh,nxitimthi i ndihmojë ndërlikimit të situatës edhe spektri opozitar shqiptar të cilët për të krijuar shumicë të re parlamentare ju bashkuan VMRO-DPMNE-së.Vendim nga i cili ndaj bindjen se tek eksponentët opozitar të kampit shqiptar se do reflektojë arsyeja e tërheqes nga kjo aventurë.Përmes të cilës me qëndrimin e tyre për të krijuar qeveri me subjektet maqedonase që janë anti-NATO dhe kundër marrëveshjes të Prespës e asaj të Ohrit, vendosin në pikëpyetje të arriturat e proceseve shumë të vështira me interes kombëtar,ku padyshim meritorë janë vetë edhe partitë shqiptare të opozitës të cilët me votat e tyre ndihmuan zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe marrëveshjen e Prespës e cila solli anëtarsimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarsim në BE.  
Dëshmia më e freskët,se ky bashkim është jo i natyrshëm,lidhet me qëndrimet armiqësore që shfaqin hapur kundër shqiptarëve dhe aletave tanë,dy subjektet maqedonase në opozitë VMRO dhe Levica.Jo parimor,sepse shumica qeveritare krijohet nga vota e dalë nga vullneti popullorë por jo nga pazaret për interesa të ngushta partiake. Pa asnjë platformë sepse nuk u përmend në ansjë deklaratë e cila do qartësonte dilemat e lartë përmendura është edhe fakti i ndodhur disa ditë më parë në Komunën e Shtipit,ku në cilësin e fituesit VMRO në konstituimin e Këshillit të Komunës nuk përdori emrin kushtetues të vendit,duke mohuar kështu marrëveshjen e Prespës,akt nga i cili nuk është distancuar në asnjë moment lideri saj Mickovski.Mos të flasim këtu për qëndrimin e hapur të dy deputetëve dhe liderit të së majtës maqedonase “Levica” e cila kërkon ç”njohjen e Kosovës,largimin e vendit nga NATO,mohon marrëveshjen e Ohrit të Prespës dhe ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe.  
Rrjedhimishtë,në këto rrethana jo që nuk respektohen principet e normat demokratike por nuk merret në konsideratë as interesi ynë nacional në përfaqësim,i cili nga opozita shqiptare duhet ndjekur rrugën për ardhjen në pushtet përmes legjitimitetit që një subjekt ose koalicion i partive shqiptare e merr nga shumica e votës të elektoratit shqiptar.E jo nga precedenti i cili larg qoftë të ndodhi në krijimin e një qeverie e dominuar nga ndikimi sërbo-rusē,krahasimishtë e ngjashëme me atë të cilën pretendonte dikur ta realizojë politika sërbe në Shqipëri përmes këthimit nga Parisi të Esat Pashë Toptani i cili i verbuar për pushtet e hakëmarrje përpëlitej të marri pozitën e kreut në shtetin shqiptar por duke qenë një marionetë në duarët e shërbimit sërb,sikurse në rastin konkret mund të jetë plani për rikëthimin e Gruevskit. Ngaqë ky veprim nga njëra anë do të ishte një tradhëti e madhe që i bëhet Kosovës,kauzave tona kombëtare e mbi të gjitha aleatit tonë të madhë që janë SHBA-të,pa të cilën superfuqi arritjet tona në përmasat që kemi do të ishin të pamundura.Dhe nga krahu tjetër do ti bëhej shërbimi më i mirë interesit rusë që të rrisi ndikimin në këtë hapsirë duke rikëthyer politikat e Gruevskit.I cili përmes skenarëve të montuara si Monstra e Kumanova (ku fatkeqësisht eksponentë opozitarë,në rrjetet e tyre sociale ngazëllehen duke shpresuar në mënyrë naive se me ardhjen e VMRO-së se do zbardhen ato raste),arkitektët e të cilave ngjarje makabre dolën nga subjekti sotëm opozitar maqedonas e ku fryma dhe orientimi politikave anti shqiptare e anti aleatëve tanë,ka ngel edhe sot në mendësin e lidershipit opozitar sidomos të atij nga Levica.Të cilët përmes qëndrimeve,deklaratave e veprimeve si dhe nga mos distancimi i të kaluarës,duket qartë se veprimi strategjik i tyre nuk ka ndryshuar aspak në objektivat e të cilave në fokus kanë minimizimin e faktorit shqiptar dhe dobësimin e rolit të vendeve euro-atlantik në hapsirat e rajonit tonë. 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!