Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMbrëmë një seri tërmetesh e goditën Maqedoninë e Veriut, u ndje edhe...

Mbrëmë një seri tërmetesh e goditën Maqedoninë e Veriut, u ndje edhe në Strugë

Mbrëmë, një seri tërmetesh me madhësi mbi 4 të shkallës Rihter nuk i la qytetarët të qetë.

Më i forti prej tyre u regjistrua në orën 22:17 me epiqendër prej 65 km në jugperëndim të Shkupit, thonë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Siç thuhet, ky tërmet ishte në një thellësi prej 10 km nga sipërfaqja e tokës, ndërsa epiqendra ishte 18 km nga Gostivari.

“Sipas të dhënave të mëparshme, ky tërmet më së shumti është ndjerë nga banorët e Mavrovës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës me intensitet të shkallëve V-VI sipas shkallës makroseizmike evropiane, ndërsa në pjesë të tjera me intensitet III-IV gradë sipas shkallës së njëjtë”, bëjnë të ditur nga Observatori Sizmologjik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments