Këngëtarja Xhesika Polo ka reaguar me një status në Instastory për foton që po qarkullon në rrjet, ku ‘veshja e saj dukej mjaft transparente’. Teska publikon foton e vërtetë ku shihet me pantallona në ngjyrë ‘nudë’ poshtë fustanit, sqaron se fotoja që qarkullon prej 2 ditësh në rrjet po keqpërdoret për të njollosur imazhin e saj.

“Unë sot u hasa me të dhe jam e shokuar. Kushdo që ka njollosur imazhin tim, do përballet me instancat përkatëse sepse nuk është normale të lëndoni njerëzit dhe të flini rehat”, shkruan Polo.