Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni35 % e popullsisë, e vaksinuar me dy doza

35 % e popullsisë, e vaksinuar me dy doza

Imunizimi i popullsisë vazhdon pa ndërprerë, por me intensitet të ngadalësuar, thonë autoritetet shëndetësore. Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 4,162 vaksina. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri dje janë vaksinuar në total mbi 788 mijë qytetarë prej tyre 730 mijë me dy doza.

Përfshirja e popullsisë së imunizuar me një dozë mbi 18 vjeç e sipër është 47%, ndërsa me dy doza 43%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë kanë marrë së paku një vaksinë, ndërsa shifra totale e të vaksinuarve me dy doza ka arritur në 35% e gjithë popullsisë në vend – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Parë në terren, qytetarët janë të prirë të marrin më shumë dozën e parë, ata që nuk janë vaksinuar fare. Ndërkaq, për dozën e tretë disa thonë se nuk e preferojnë deri në momentin që e bëjnë të kushtëzuar.

“Për arsye shëndetësore. Përse deri më tani nuk e keni marr? U menduam dhe tani vendosëm, burri e mori para meje dhe tani unë. A do ta merrni edhe dozën e tretë? Do ta mendoj për dozën e tretë”.

“Sot erdhi dita! Për çfarë nuk ndodhi më herët? Tani shoh që ka interesim dhe vendosa, gjithsesi duhej ta merrja sot apo nesër. A ka rëndësi për ty lloji vaksinës? Jo! Për dozën e tretë? Meqë e mora të parën, do ta marr edhe të tretën nëse është patjetër”.

Ndërkaq në disa pika të vaksinimit nuk ka filluar ende dhënia e dozës së tretë. Në poliklinikën e Çairit, thonë se arsye për këtë janë procedurat administrative.

Në Poliklinikën e Çairit ende nuk kemi filluar me dozën e tretë, ato bëhen në Sallën ‘Boris Trajkovski’ dhe në disa poliklinika të tjera, por shpresojmë që së shpejti edhe këtu do të fillojmë me dozën e tretë. Për shkak të disa procedurave administrative nuk ka pasur, por këtë çështje së shpejti do ta rregullojm – u shpreh Harkan Mehmedi, Mjek.

Në periudhën prej 6 gushti deri më 30 shtator janë regjistruar 35,531 raste pozitive, prej tyre 23% ishin të vaksinuar me dy doza. Sipas statistikave zyrtare javëve të fundit 77% e të diagnostikuarve pozitiv dhe 79% e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar fare. Vdekshmëria tek të pa vaksinuarit ka arritur në 85% në periudhën 6 gusht – 30 shtator. 15% e të vaksinuarave që kanë ndërruar jetë, thonë se kanë pasur edhe sëmundje të tjera.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments