Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) pritet që sot të marrë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut. Llogaritja e re vjen pas uljes së çmimeve javën e kaluar, ndërsa ndryshimet eventuale pritet të zbatohen nga nesër, 24 nëntor.
Sipas vendimit të fundit të KRE-së, të miratuar më 16 nëntor, nga 17 nëntori në pompat e benzinës vlejnë këto çmime maksimale:
EUROSUPER BS-95 – 84 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 – 86 denarë për litër
EURODIESEL BS – 92 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë për djegie – 100,50 denarë për litër
Mazut – 48,314 denarë për kilogram
Me vendimin e mëparshëm, benzina u lirua për 2 denarë për litër, ndërsa dizeli u ul për 2,50 denarë. Ulja mesatare e përgjithshme e çmimeve të derivateve të naftës ishte 2,43 për qind.
Ndërkohë, në bursat botërore nafta po përballet me presion në rënie.
Sipas të dhënave të fundit nga tregtimi i sotëm, çmimi i naftës së papërpunuar Brent lëviz rreth 92 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI rreth 83 dollarëve për fuçi.














