Struga sot pritet të ketë mot kryesisht të mirë, me intervale me diell dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat gjatë ditës do të arrijnë rreth 30°C, ndërsa gjatë natës pritet të zbresin në rreth 17°C.
Sipas parashikimeve, mundësia për reshje është e ulët dhe dita pritet të kalojë kryesisht e thatë. Era do të jetë mesatare, ndërsa kushtet atmosferike përgjithësisht të favorshme për qytetarët dhe turistët.
Meteorologët paralajmërojnë se ditët në vijim do të jenë edhe më të ngrohta. Të enjten temperaturat në Strugë mund të arrijnë rreth 33°C, ndërsa të premten deri në 34°C.













