Dr. Milot Rizvani është emëruar drejtor i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, njofton Struga Ekspres.
Rizvani vjen në krye të këtij institucioni shëndetësor pas dorëheqjes së Dr. Arben Labenishtit.
Dr. Milot Rizvani është një emër i njohur në sistemin shëndetësor të Strugës. Ai ka ushtruar detyrën e mjekut në Shtëpinë e Shëndetit, në shërbimin e urgjencës.
Emërimi i tij në drejtimin e institucionit pritet të sjellë ndryshime në menaxhimin dhe organizimin e shërbimeve shëndetësore në Strugë.
Milot Rizvani tashmë mori përgjegjësinë për drejtimin e Shtëpisë së Shëndetit dhe vazhdimin e funksionimit të institucionit.
(Struga Ekspres)













