Klubi i Shahut Flamurtari vazhdon serinë e rezultateve pozitive! ♟️🏆
Në xhiron e katërt të Ligës së Parë ekipore të Maqedonisë së Veriut, Klubi i Shahut Flamurtari barazoi me ekipin e fortë të Kumanovës me rezultat 3-3.
Me këtë rezultat, Flamurtari aktualisht gjendet në vendin e tretë në tabelë, duke zhvilluar një paraqitje shumë të mirë në këtë kampionat. Deri në përfundim të garës kanë mbetur edhe 5 xhiro dhe ekipi ynë do të vazhdojë luftën për një pozicion sa më të lartë në renditje. 💪♟️
Në këtë ndeshje për Flamurtarin debutoi edhe Arlind Jonuzi, ndërsa si mysafir nderi ishte Rilind Mena, pjesëtar i klubit dhe një nga mbështetësit e tij.
Forca Flamurtari! ❤️🖤♟️























