Tuesday, August 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI: S’VLEN-I ËSHTË MASHTRIM NGA THEMELI DERI NË MAJË

BDI: S’VLEN-I ËSHTË MASHTRIM NGA THEMELI DERI NË MAJË

s’VLEN-I ËSHTË MASHTRIM NGA THEMELI DERI NË MAJË

Mashtrim është kauza e tyre. Mashtrim është organizimi i tyre. Mashtrim është edhe e ashtuquajtura shkrirje në një parti.

Para qytetarëve paraqiten si një subjekt i bashkuar. Dokumenti i Regjistrit Qendror, i lëshuar më 17 gusht 2026, dëshmon se Lëvizja BESA vazhdon të figurojë si parti aktive, me Bilall Kasamin kryetar dhe me autorizim të pakufizuar.

Vlen-i ekziston si emër për propagandë. Partitë, kryetarët, vulat dhe interesat personale vazhdojnë veç e veç.

Gjithçka rreth tyre është ndërtuar për mashtrim: u paraqitën si ndryshim dhe sollën degradim; premtuan përfaqësim dhe prodhuan përjashtim; kërkuan votën shqiptare dhe e përdorën për dobësimin e faktorit politik shqiptar.

s’Vlen-i është një strukturë e inxhinieruar për ta copëzuar votën shqiptare, për ta ulur peshën e saj politike dhe për t’ua dorëzuar vendimmarrjen qendrave të tjera të interesit. Mjegulla rreth organizimit, financimit dhe sponsorëve politikë të këtij projekti vetëm i shton dyshimet për qëllimin e vërtetë të tij.

Një mashtrim politik, i paketuar si bashkim. Një grup interesash personale, i shitur si kauzë kombëtare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!