Më 17.08.2026, rreth orës 10:10, në zonën e Shuto Orizarës në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria D.G. (47) nga Shkupi.
Veprimi policor ka pasuar një denoncim të mëparshëm, sipas të cilit personi në fjalë kishte rrëzuar një shkallë, mbi të cilën ndodhej një punonjës i EVN Maqedoni, ndërsa më pas kishte sulmuar fizikisht një tjetër punonjës të kompanisë. Sipas denoncimit, gjatë sulmit ai kishte përdorur edhe një send të fortë, ndërkohë që punonjësi ishte duke kryer detyrat e tij zyrtare.
Pas ndërmarrjes së të gjitha masave për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit, Njësiti për Krime me Dhunë pranë Sektorit për Krime me Dhunë në SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal ndaj D.G., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë”.













