Tuesday, August 11, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMenduh Thaçi: Policia në vitin 2001 më kidnapoi vëllain dhe dy nipat...

Menduh Thaçi: Policia në vitin 2001 më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur (VIDEO)

Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), është mysafiri i parë i “Pressing One”.

Ai ka rrëfyer një ngjarje nga viti 2001, ku tha që iu kidnapua vëllai dhe nipërit e mitur nga policia speciale.

Pastaj Thaçi tha se kishte rrethuar stacionin si i armatosur.

“Në vitin 2001, policia speciale më kishte kidnapuar vëllain dhe dy nipërit e mitur. Si shumë kidnapime që përfundojnë me zhdukje në luftë, por ne u kundërpërgjigjëm, e rrethuam stacionin e policisë në Tetovë. Të armatosur jemi futur brenda, ata përball, dhe e kam parë vëllain dhe dy nipërit e mitur të dërmuar dhe shtrirë në beton. Ky ka qenë momenti që unë nuk e kisha hezitimin më të vogël për të dhënë jetën”, ka thënë ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!