Torturë e panevojshme dhe e pamëshirshme për të gjithë qytetarët që kalojnë nëpër vendkalimin kufitar të Qafë Thanës. Një çmenduri e vërtetë që nuk po merr fund!
Qindra deklarata, nënshkrime marrëveshjesh, PR pa fund, premtime për zgjidhjen e problemit dhe foto për “One Stop Shop” në prag të fillimit të sezonit – të gjitha me qëllim largimin e presionit publik dhe krijimin e përshtypjes se gjoja problemi po zgjidhet.
Por në terren, asnjë hap konkret!
Qytetarët vazhdojnë të presin me orë të tëra në radhë, të përballen me kaos dhe të humbin kohën e tyre, ndërsa institucionet vazhdojnë me deklarata, propagandë dhe justifikime.
Nuk ka nevojë për PR, foto dhe deklarata boshe. Ka nevojë për zgjidhje konkrete! Ka nevojë për masa që realisht përmirësojnë dhe lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve në Qafë Thanë.
Pas gjithë këtyre premtimeve, qytetarët meritojnë rezultate, jo fotografi dhe konferenca.
Turp dhe skandal!
Armend Reci-LSH













