Tuesday, November 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNJË VIT MENDI QYRA - SHUMË FJALË, 0 VEPRA!

NJË VIT MENDI QYRA – SHUMË FJALË, 0 VEPRA!

NJË VIT MENDI QYRA – SHUMË FJALË, 0 VEPRA!

Një vit pas marrjes së mandatit nga Mendi Qyra, Struga vazhdon të përballet me të njëjtat probleme… Qytetit i duhet një kryetar që i njeh sfidat, përcakton prioritetet dhe ofron zgjidhje afatgjata për problemet themelore të qytetit dhe të vendbanimeve rurale.

Bilanci i këtij viti karakterizohet nga mungesa e projekteve të reja, ndërsa promovimi i projekteve të trashëguara nga qeverisja e kaluar duket se është bërë argumenti kryesor i Mendi Qyrës për të dëshmuar punën e bërë.

Në vend të një qeverisjeje të fokusuar në zhvillim dhe rezultate, ky vit u shoqërua me kaos në disa fusha të administrimit komunal dhe me marrëveshje të dyshimta në Këshillin Komunal të Strugës të cilat kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime që prekin interesin e qytetarëve.

Struga ka nevojë për më pak propagandë dhe më shumë punë, për më pak premtime dhe më shumë rezultate. Pas një viti në krye të komunës, Mendi Qyra duhet të japë llogari për atë që ka premtuar dhe për atë që realisht ka “realizuar”.

BDI – Dega Strugë
10.11.2026

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!