Tuesday, November 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLindim Etemi: Mendi Qyra, a e quan sukses apo dështim mbylljen e...

Lindim Etemi: Mendi Qyra, a e quan sukses apo dështim mbylljen e dy shkollave shqipe në Pohum dhe Bogovicë brenda një viti të mandatit tënd në krye të Komunës së Strugës?

Autor: Lindim Etemi

Mendi Qyra, a e quan sukses apo dështim mbylljen e dy shkollave shqipe brenda një viti të mandatit tënd në krye të Komunës së Strugës?

Një vit mandat në krye të Komunës së Strugës, Mendi Qyra do të mbahet mend për mbylljen e dy shkollave fillore, të cilat për dekada me radhë kanë qenë pjesë e historisë, identitetit dhe jetës së këtyre vendbanimeve.

Shkolla e Pohumit, e hapur në vitin 1945, me 81 vjet histori, dhe shkolla e Bogovicës, e hapur në vitin 1946, me 80 vjet histori, janë dy institucione arsimore që tashmë mbeten vetëm kujtim për brezat që u arsimuan në bankat e tyre.

Për dekada të tëra, këto shkolla u mbajtën gjallë nga njerëz që investuan mund, sakrificë dhe përkushtim. U ruajtën në kohë të vështira, u mbrojtën nga brezi në brez dhe u konsideruan pasuri e pazëvendësueshme e komunitetit.

Por ajo që u ndërtua dhe u ruajt me sakrificë për më shumë se tetë dekada, u shua brenda një viti.

Është e dhimbshme kur historia e një shkolle, kujtimet e mijëra njerëzve dhe përpjekjet e brezave të tërë për të mbajtur gjallë arsimin në vendbanimet e tyre përfundojnë në heshtje.
Një shkollë nuk është vetëm një ndërtesë me banka e tabela. Ajo është kujtesë, identitet, arsim dhe shpresë për të ardhmen.
Dhe kur mbyllet një shkollë, nuk mbyllet vetëm dera e saj. Mbyllet një pjesë e historisë së një vendi.

81 vjet Shkolla e Pohumit. 80 vjet shkolla e Bogovicës. Dekada sakrifice, të ndërprera brenda një viti.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!