Monday, July 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionNë Strugë nëse nuk ke parti edhe një "mik me para", mbetesh...

Në Strugë nëse nuk ke parti edhe një “mik me para”, mbetesh jetim përgjithmonë, edhe i papunë

Në Strugë, numri i të papunëve mbetet ende shumë i lartë në raport me numrin e përgjithshëm të banorëve në gjithë territorin e komunës. Ky problem ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në largimin e qytetarëve strugan drejt vendeve evropiane, Amerikës, Australisë dhe vendeve të tjera, në kërkim të një pune dhe një jete më të mirë, një “ëndrre” që për shumëkënd në vend duket e paarritshme.

Shumë qytetarë shprehen se për t’u punësuar në Strugë, shpesh kërkohet jo vetëm kualifikimi apo përgatitja profesionale, por edhe një parti,librezë partie ose një “mik” i fuqishëm që mund të ndikojë në hapjen e një vendi pune. Ky perceptim është kthyer në një plagë të vjetër që, sipas shumë njerëzve, ka vite që vazhdon pa ndryshuar. Kjo ndodh si në institucionet komunale, ashtu edhe në administratën shtetërore, duke krijuar ndjenjën e pabarazisë dhe mungesës së shanseve të barabarta.

Fenomeni i punësimeve të ndikuara politikisht shihet nga qytetarët si një nga arsyet kryesore të zhgënjimit dhe largimit masiv të të rinjve dhe familjeve të tëra. Ka raste ku një familje e vetme 4–5 anëtarëshe arrin të sigurojë punë, ndërsa familje të tjera nuk kanë asnjë të punësuar dhe përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike dhe varfëri.

Ky ndjenjë padrejtësie dhe përjashtimi ka krijuar një atmosferë të rëndë sociale, ku shumë të rinj nuk e shohin më të ardhmen e tyre në vendlindje. Si pasojë, një pjesë e madhe e tyre kanë emigruar ndër vite, ndërsa të tjerë vazhdojnë të presin mundësinë për t’u larguar sa më shpejt.

Në këtë mënyrë, për shumë banorë, problemi nuk shihet si diçka e përkohshme, por si një fenomen i zgjatur prej vitesh,madje dekadash që ka ndikuar në boshatisjen graduale të Strugës dhe në humbjen e potencialit të saj njerëzor.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!