Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë nxënësit që dëshirojnë të aplikojnë për thirrjen publike për pranim në Shkollën e Mesme të Policisë se duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara në origjinal ose një kopje të noterizuar.
“Kandidatët që kanë studiuar në vitin e parë dhe të dytë në shkollat e mesme në të gjithë vendin nuk duhet të çregjistrohen prej tyre gjatë procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes”.
“Ministria e Punëve të Brendshme lidh një marrëveshje shkollimi me kandidatët e pranuar (prindi, kujdestari, përfaqësuesi ligjor), e cila rregullon më tej procedurat dhe detyrimet ndaj shkollave në të cilat kanë studiuar në vitin e parë dhe të dytë”, thonë nga MPB.













