Monday, July 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëProfesori e bën gruan për spital pasi nuk i gatoi pite me...

Profesori e bën gruan për spital pasi nuk i gatoi pite me spinaq

Një rast i dhunës në familje po pretendohet se ka ndodhur më 13 qershor në Prishtinë.

Shtetasja e Kosovës me inicialet H.V. po pretendon se është rrahur nga bashkëshorti i saj, Sh.V, i cili është profesor në një kolegj privat.

Rasti, i cili është raportuar në institucionet relevante, dyshohet se ka ndodhur në prani në fëmijëve të çiftit.

Sipas asaj që ka deklaruar viktima e këtij rasti, ngjarja ka ndodhur pasi bashkëshorti i saj ka kërkuar nga ajo që të gatuajë disa pite me spinaq dhe ajo nuk ka pranuar, duke thënë se është e lodhur. Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Prishtinës, e cila ka thënë se i dyshuari për këtë veprim u ndalua për 48 orë, ndërsa ndaj tij Gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!