Monday, June 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSot vendimi, ja për sa denarë pritet të ulet nafta dhe benzina

Sot vendimi, ja për sa denarë pritet të ulet nafta dhe benzina

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet që gjatë ditës së sotme të shpallë çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas vlerësimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, qytetarët mund të përballen me ulje të ndjeshme të çmimeve, ku dizeli pritet të lirohet për rreth 7 denarë për litër, ndërsa benzina për afërsisht 4 denarë.

Mickoski theksoi se zhvillimet pozitive në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht sinjalet për bisedime paqësore mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, po ndikojnë në stabilizimin e çmimeve të naftës dhe produkteve të saj.

Sipas tij, pritjet janë që një marrëveshje e mundshme mes palëve të ketë efekt pozitiv në ekonominë globale, duke sjellë edhe ulje të mëtejshme të çmimeve të energjisë. Aktualisht, nafta tregtohet rreth 80 dollarë për fuçi, por parashikimet tregojnë se kjo vlerë mund të bjerë në periudhën e ardhshme.

“Bazuar në kalkulimet që kemi bërë dhe pavarësisht rritjes së lehtë të kursit të dollarit, presim që benzina të ulet me rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli me rreth shtatë denarë. Vendimin përfundimtar do ta bëjë publik KRRE-ja të hënën”, deklaroi Mickoski.
Këto komente ai i bëri gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijë në komunën e Karposhit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!